Varri masiv në Përmet, Meta: Institucionet të zbardhin të vërtetën

Pas zbulimit të varrit masiv në Përmet në të cilat dyshohet se prehen viktimat e diktarurës komuniste, presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse shtetërore “për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës”

Postimi i Metës:

U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës.

I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës.

Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.

Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë./albeu.com

Shtuar 15.07.2021 14:21