Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh (FOTO)

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur. Dashuria e tyre është kurorëzuar edhe me një fëmijë, djalin e tyre Trev. Mirëpo, Dagz nuk rezervohet për t’ia shprehur dashurinë hapur Einxhelit. Madje, tani ai e ka gdhendur edhe në trup.

Dagz ka ndarë foton e tatuazhit të tij më të ri, duke bërë tag Einxhelin. Ai ka zgjedhur të bëjë dy duart e tyre dhe prekjen që e bëri të binte në dashuri me partneren e tij.

“Mbase vetëm prekja e një dore…” -ka shkruar ai.


Shtuar 14.05.2024 19:57

Tags: