Deklarata e papritur e Feros: Kam vendosur t’i blej klikimet

Fero ka bërë të ditur për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram se deri në fund të vitit ka planifikuar të sjellë plot 15 projekte. Megjithatë, ai ka hedhur një thumb për të gjithë “konkurrentët” e tij në muzikë, të cilët i ka akuzuar më herët që blejnë klikime.

Ndaj, ai ka vendosur që njërit prej videoklipeve të tij t’ia blejë klikimet, thjesht për të treguar që kjo është diçka që bëhet fare lehtë dhe e bën shumica, për të gjithë ata që s’e besojnë.

“Deri në fund të vitit kam me i publiku edhe 15 videoklipe. Kam vendos me 1 videoklip m’i ble klikimet, veç sa për me ju tregu juve që është ky sen i vërtetë. Unë për vete s’i kisha ble, por disa prej jush që s’besoni kam me jua vërtetu. Edhe klikimet që i blejmë ne estrada janë klikime reale. Nuk të blloket Youtube-i në asnjë mënyrë. Mbi të gjitha vërtetojeni vetë. Shihemi, dëgjohemi, ky vit ka për të qenë i nxehtë.”- shkruan Fero.

Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.


Shtuar 8.05.2021 14:19

Tags: , ,