Deklarata e dashurisë së Dijonisit, ja çfarë i ka thënë fermeri sot Diteas

Ditea dhe Dijonisi diskutuan ditën e sotme situatën e krijuar mes tyre. Bëhet fjalë për deklaratën e papritur që Dijonisi i bëri ditën e djeshme fermeres teksa u shpreh se ishte i dashuruar me të.

Sakaq ditën e sotme, dyshja është sqaruar me njëri-tjetrin teksa ka qenë fillimisht Ditea që i ka kërkuar Dijonisit të mos e vendosi në siklet me të tilla gjëra e ndërsa fermeri i është përgjigjur se ishte thjesht një shaka.

Pjesë nga biseda:

Ditea: E di që po talleshe dje me ato gjërat që po thoje, por të lutem mos më vër në siklet, sepse ti e di që të kam shumë xhan.

Dijonisi: Pse? Nga e di ti që po tallesha unë?

Ditea: Po e di që je tallur.

Dijonisi: Fli gjumë rehat, unë të kam si motër, bëj shaka.

 


Shtuar 24.05.2024 17:20