“Dashuria e parë dhe e vetme”, Semi zbulon a do të rikthehej me Bojken Lakon?

Semi Jaupaj, para pak kohësh ‘hapi zemrën’ në “Big Brother VIP” dhe foli pa dorarshka për lidhjen e saj shumëvjeçare me Bojken Lakon, me të cilin u nda pak muaj më parë. Ajo tregoi mes emocionesh se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ishin njohur kur ajo ishte 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

Së fundmi, raporti mes tyre është diskutuar sërish, dhë këngëtaren e kanë pyetur nëse kishin dëshirë të bënin fëmijë, gjatë kohës që ishin bashkë.

“Jo, gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është se më ka lënë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë”, tha këngëtarja, që më pas pohoi se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin.

“Jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite”, tha Semi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 22.10.2021 15:11