Dashi
Sot juve qe jeni ne një lidhje do keni një dëshirë te papërmbajtur për t’i bere gjerat sa me serioze. Do flisni hapur me njeri-tjetrin dhe do gjeni gjuhen e përbashkët. Beqaret do e kenë goxha te vështirë ta joshin atë qe pëlqejnë kështu qe duhet te bëjnë durim edhe për pak dite. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi apo tronditjeje. Çdo gjë do ju ece për mrekulli.
Demi
Do jeni me pak kërkues, me te disponueshem dhe me shprehës ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite. Marrëdhënia me te ka për te qene e jashtëzakonshme. Edhe beqaret nga ana tjetër do ndihmohen nga Venusi dhe do mund ta gjejnë personin me te përshtatshëm. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire kështu qe mundohuni te tregoheni tejet te kujdesshëm për çdo hap.
Binjaket
Ju te dashuruarit do keni një dite te qëndrueshme e pa probleme sot. Do jeni optimiste dhe do mendoni gjithmonë gjera te mira. Kjo do ju ndihmoje tej mase. Beqaret do kenë një dite te mbushur me ndjesi te forta. Për ta asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Financat do jene shume here me te mira fale mbështetjes se pakushtëzuar te Jupiterit.
Gaforrja
Do jene disa planetë qe do ndikojnë tek jeta juaj ne çift gjate gjithë kësaj dite kështu qe përgatituni për te përjetuar emocione te veçanta. Problemeve te se shkuarës do iu vini kapak njëherë e mire. Beqaret edhe pse do kenë takime interesante nuk duhet kurrsesi te nxitohen e te hedhin hapa. Buxheti do mbetet ende delikat prandaj kujdes me çdo lloj shpenzimi.
Luani
Edhe për ju ka për te qene një dite pozitive sot. Do dashuroheni ashtu si do e ndieni me partnerin dhe ne mbrëmje mund te merrni edhe vendime me rëndësi. Beqareve me ne fund do iu jepet rasti te kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje çdo aspekt te jetës. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Me pak me shume maturi mund te ruani qëndrueshmërinë.
Virgjeresha
Ne orët e para te mëngjesit do ndiheni te qete ju te dashuruarit por pas mesdite situata do ndryshoje tej mase. Do mësoni disa gjera te gabuara qe ka bere partneri dhe do debatoni shume ashpër me njeri-tjetrin. Beqaret le te presin edhe pak për te kërkuar dashurinë sepse sot nuk është aspak momenti i përshtatshëm. Ne planin financiar do jeni me shume fat.
Peshorja
Sot do ketë stuhi te fuqishme ne jetën tuaj ne çift dhe ne disa momente do mendohet edhe një ndarje e përkohshme. Asnjeri nga te dy nuk do hape rruge. Beqaret as nuk do duan te bëjnë ndryshime te statusit sepse edhe ashtu si janë ndihen mire e te përmbushur. Marsi do jete planeti qe do ua favorizojnë financat. Do ju dalin para edhe për te hequr mënjanë edhe për te shpenzuar.
Akrepi
Klima yjore për juve qe jeni ne një lidhje do jete goxha e ngrohte sot. Do merreni vesh për gjithçka me njeri-tjetrin dhe buzëqeshja nuk do ju largohet për asnjë moment nga fytyra. Beqaret do kenë vetëm mundësi për flirte kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar situata do jete e vështirë pavarësisht përpjekjeve qe ju do bëni për ta stabilizuar gjendjen.
Shigjetari
Do keni aq shume probleme me partnerin tuaj gjate kësaj dite saqë ne një moment situata mund t’iu dale plotësisht jashtë kontrollit. Do jeni gjithë kohës te mërzitur dhe me nerva. Beqaret do i marrin gjerat shtruar dhe sot do kënaqen vetëm me takime interesante. Buxheti do përmirësohet ne mënyrë te ndjeshme kështu qe do iu jepet mundësia te bëni edhe investime.
Bricjapi
Për ata qe janë ne një lidhje dhe deri me sot kane pasur një jete te qete, gjerat edhe sot do ecin mire. Ata qe kane kohe qe debatojnë dhe ankohen mund te vendosin për ndarje përfundimtare. Beqaret do jene tej mase kërkues dhe nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me ata qe do takojnë. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por me mire mundohuni t’ia dilni me aq sesa te merrni hua.
Ujori
Dite jo e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Here pas here nuk do jeni ne humor dhe mund te keni edhe debate. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te personit te duhur, por jo te gjithë do jene me fat. Ne planin financiar do jeni te palogjikshëm dhe mund te hidhni hapa te nxituara për te cilat do pendoheni shpejt. Gjithmonë duhet menduar edhe e ardhmja.
Peshqit
Sot do i përkushtoheni me tepër se asnjëherë me pare partnerit tuaj dhe do bëni qe lidhja mes jush te përjetojë momente fantastike. Te gjithë do ju kenë zili kështu qe bëni kujdes mos ju prishin pune. Beqaret me ne fund do kenë mundësinë te takojnë persona brilante. Ne planin financiar do jeni shume me te organizuar dhe me te kujdesshëm. Gjendja ka për t’u përmirësuar goxha.