Blero pritet të largohet sonte nga “Big Brother VIP Kosova”

Këngëtari Blerim Muharremi i njohur si Blero, pritet që të largohet sonte nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Kështu kanë bërë të ditur burimet të Gazetës Express.

Largimi i Bleros pritet të ndodh me vetë dëshirë të këngëtarit gjatë Prime të sontëm.

Këngëtari Blero ka qenë padyshim një nga protagonistët e këtij BBV. Ai ka zbuluar shumë për veten, si dhe për hitorinë e dashurisë me partneren e cila nuk njihet për publikun.

Gjithashtu edhe në rrjetet sociale ka marrë një vëmendje të madhe.

Blero pritej të ishtë një ndër fituesit, por këngëtari duket se ka zgjedhur të ndërpres lojën këtu.


Shtuar 15.12.2023 20:11