Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e disa komisariateve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime brenda radhëve të uniformave blu.

Mësohet se Altin Lila, nga shef i Komisariatit nr.3 në Tiranë, do të jetë në krye të Komisariatit nr.1 duke zëvendësuar në këtë post Petrit Halën.

Ky i fundit do të emërohet në Librazhd. Ndryshime ka patur edhe në rrethe, si dhe në policitë kufitare.

Arben Caka është caktuar drejtor kufiri në Durrës.

Bledar Rreshka nga sektori i krimeve në Elbasan është emëruar shef te komisariati nr.3.

Ndërsa Sali Skura është emëruar shef në komisariatin nr.4.

/albeu.com


Shtuar 15.12.2023 20:18