Bianca Censori rikthehet në qendër të vëmendjes me një veshje transparente

Një set i ri fotografik e ka vendosur sërish Bianca Censorin në fokusin e mediave dhe të ndjekësve. Në imazhe, ajo shfaqet pranë bashkëshortit Kanye West, e veshur me një krijim transparent të markës Yeezy.

Të lidhura

None found

Fotot janë realizuar në një parking nëntokësor dhe janë publikuar në llogarinë e Censorit në Instagram. Ato u shpërndanë gjithashtu nga stilisti dhe fotografi Gadir Rajab, i cili i shoqëroi me përshkrimin: “Vala e të nxehtit në Europë”.

Në një prej imazheve, 31-vjeçarja australiane pozon krah Kanye West. Bianca paraqitet me veshjen transparente që karakterizon stilin e saj, ndërsa reperi mban një kombinim tërësisht të zi dhe syze dielli.

Pak ditë më herët, dyshja ishte fotografuar në klubin e natës Circoloco në Ibiza, ku Censori kishte zgjedhur të njëjtën paraqitje. Kjo dalje ndodh pak përpara performancës së planifikuar të Kanye West në Madrid.

Veshjet e Bianca Censorit janë bërë shpesh shkak për diskutime në rrjetet sociale. Shumë persona kanë ngritur pretendime se vendimet e saj për stilin ndikohen nga bashkëshorti.

Censori i mohoi këto spekulime gjatë një interviste për Vanity Fair, ku sqaroi se çdo paraqitje vjen si rezultat i një procesi krijues të zhvilluar së bashku.

“Nuk do të bëja kurrë diçka që nuk dua ta bëj”, deklaroi ajo, ndërsa e përshkroi stilin e saj si produkt të një “bashkëpunimi” me Kanye West.

Ajo nënvizoi edhe se në themel të martesës së tyre qëndron dashuria dhe jo interesat personale.

“U martova me të sepse e dua. Nuk u martova me të për të fituar një platformë apo famë”, u shpreh Censori./TAR


Shtuar 1.08.2026 11:42

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort