Bëri lëmsh një Shqipëri, Tea zbulon për herë të parë çfarë i thotë babai (FOTO LAJM)

Tea Trifoni është kthyer në një prej emrave më të përfolur në mediat rozë që prej hyrjes së saj në “Për’puthen” dhe për të vazhduar më tej me raportin e saj me Andin dhe Beartin.

Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat mjaft detaje nga jeta personale. Së fundmi, Tea ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilëve u ka ngritur një pyetje:

“Nëse do të jeni në një dhomë me të gjithë njerëzit që keni njohur në jetë, cilin person do të zgjidhnit?”, ishte pyetja që ajo u drejtoi ndjekësve.

“Faleminderit që më bëre të kuptoj se familja është gjëja më e rëndësishme në të gjithë jetën”, i ka shkruar ndjekësi/ja.

Krahas këtij mesazhi, Tea ka publikuar një pjesë të bisedës me babain e saj në “Whatsapp”.

“Tea nuk ju do asnjë më shumë se babi e mami”, i ka shkruar i ati duke i shprehur gjithë dashurisë.

Pak kohë më parë Tea prezantoi për herë të parë të ëmen dhe ndjekësit janë surprizuar me pamjen e mamas së Teas, një zonjë modern dhe mjaft simpatike.

Shtuar 14.04.2021 12:41