Beatrix në gjendje të rënduar emocionale, Romeo bën gjestin e papritur për “kunatën” (VIDEO)

Dalja nga Big Brother Vip nuk ka qenë aspak e lehtë për Beatrixin dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga Romeo i cili menaxhon edhe Instagramin e Donaldit.

Ditën e sotme ai ka ndarë në profilin e të vëllait një foto ku ai shfaqet bashkë me Beatrix pranë pishinës dhe një tjetër, ku ndodhet i vetëm duke ndjerë mungesën e Trixës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)

Kjo e fundit la shtëpinë të shtunën e kaluar teksa ndodhej në eleminim përballë Donaldit dhe Einxhel.

Gjatë këtyre ditëve Trixa ka qëndruar e heshtur duke mos postuar në rrjetet sociale, ndërkohë që edhe miqtë e saj e kanë pasur të pamundur të komunikojnë me të.

Dojna Mema tha dy ditë më parë se Beatrix kishte refuzuar të ishte në Fun Club për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

Nga ana tjeter edhe Donaldi është parë shpesh i menduar dhe në një moment ka kërkuar të lërë shtëpinë, por është thirrur nga Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit.

Shtuar 25.01.2022 15:21