Bashkë-moderator me Arilena Arën, Flor Binaj: Duhet t’i blejmë këpucë të kuqe shkesit

Florjan Binaj ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau shumë detaje nga jeta profesionale dhe personale. Aktori i humorit hoqëi dorë pas kaq shumë vitesh nga Portokallia, për t’ju bashkuar emisionit investigativ, Piranjat, që ka nisur prej disa javësh në ABC.

Aktori tha se e ka gjetur veten te “Piranjat”. Ai tha se përtej rolit të moderatorit, qëndron dhe pas rasteve që merret emisioni. “Është një familje e re, më pëlqen kimia që ekziston. Nuk e di se kush ishte shkesi kryesor që na mblodhi por duhet me i blerë këpucë të kuqe.”, tha aktori për këtë eksperiencë të re.

“Për momentin ndihem shumë mirë dhe është një nga ato programe që më bën të ndihem mirë që jam pjesë. Kjo shoqëri ka nevojë të thuhet e vërteta dhe ka shumë kohë që nuk thuhet më. Ka nevojë që të shkundet mirë nga probleme të mëdha që mban mbi supe dhe ka vite që nuk bëhen më.

Ndihem me fat që jam pjesë e Piranjave. Doja që Piranja të bëhet një peshkaqen, specia më e rëndësishme e oqeaneve që vendos ekuilibrat dhe Piranja të jetë e tillë për të bërë atë që po bën.”, tha Flori ndërsa komentoi dhe kiminë me Arilena Arën, duke bashkë prezantuar Piranjat.

“Jam habitur, ne jemi takuar 5 ditë para se të fillonte emisioni. Nuk ishim takuar asnjëherë. Duket sikur kemi 20 vjet që njihemi, jemi dhe tipa të ngjashëm. Arilena i ka idetë e qarta.”, tha aktori.