Arjan Çani rikthen Delindën në “Portokalli” (VIDEO)

Të ftuar këtë të premte në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit ishin kasti i aktorëve të komedisë “Celulë seksuale” që luhet momentalisht në Tetatër.

Ndër aktorët e kësaj komedie është edhe Delinda Disha. Në prezantimin e aktorëve, Çani ka “rikthyer” Delindën në Portokalli.

Arjan Çani: Delinda ti më duket se vazhdon akoma në një nga këto spektaklet e humorit

Delinda: Po

Arjan Çani: Te Portokallia më duket je

Delinda: Këtu në Klan

Arjan Çani: A je këtu në Klanifornia. A dakord

Delinda: Kam ikur ka kohë

Kujtojmë se largimi i Delindës nga Portokallia nuk ishte shumë paqësorë. Në media u përfolu shumë përplasja e saj me stafin e spektaklit të humorit./albeu.com/


Shtuar 26.03.2022 15:57