Arbër Hajdari flet për problemin shëndetësor kur ishte fëmijë: Doktori tha se e kam jetë të dytë

Opinionisti i Big Brother Vip, Arbër Hajdari zbuloi disa të pathëna nga jeta e tij, gjatë intervistës së djeshme në “Më lër të flas”. Duke folur për fëmijërinë, Arbri kujtoi se kur ka qenë i vogël e ëma e vishte si vajzë, sepse ka lindur pas vëllait të tij dhe prindërit dëshironin dhe ishin përgatitur për një vajzë. Ai rrëfeu se ka qenë një fëmijë shumë i urtë dhe u ndal te një periudhë e vështirë e fëmijërisë, kur është përballur me një problem të rëndë shëndetësor që ka zgjatur disa vite.

“Ka pasur një kohë që kam qenë pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë. Pata një infeksion që më mori disa vite, duke më rrezikuar edhe jetën. Prindërit më treguan se doktori u ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem,” tha Arbri.

Ai u pyet edhe për të ardhmen dhe nëse po mendon t’i futet politikës, por i ka mohuar lajmet. Arbri ka thënë se nuk do të bëhet kurrë pjesë e kësaj politike, sepse mendon se nuk ka vend për njerëz si ai.


Shtuar 11.06.2022 15:02