Angela Martini kërkon publikisht dado! Do surprizoheni nga kushti që ka modelja (FOTO LAJM)

Angela Martini po shijon muajt e parë të të bërit nënë.

Jeta e bukuroshes shqiptare ka ndryshuar padyshim shumë pas ardhjes në jetë të djalit të saj Kyree, me 2 dhjetor 2021.

Ndihem totalisht e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri. Kur i lindi djali, ajo ndjeu menjëherë atë që i duhej. E ndjej këtë lidhje të thellë që është e vështirë të shprehet me fjalë”, tha ajo.

Tani që është përshtatur me jetën e saj të re – si nënë, Angela Martini përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ka bërë publike një kërkesë të saj të veçantë.

“Jam në kërkim të një dadoje shqiptare në Milano. E dua shqiptare, sepse dua edhe im bir të flasë edhe shqip gjithashtu”, shkroi modelja në mbishkrimin e postimit.


Shtuar 24.02.2022 12:13