Aktorja e famshme zbulon se Rihanna e ndihmoi gjatë divorcit, por si?

Natalie Portman ka folur për divorcin në studion e Jimmy Fallon dhe këtë herë ka treguar disa detaje nga ndarja. Duket se për aktoren ka mjaftuar një takim i rastësishëm me Rihanna-n në Javën e Modës në Paris në fillim të këtij viti, që Natalie të ndryshonte qasjen që kishte për divorcin.

“Ishte një përvojë mahnitëse për mua,” tha Portman gjatë episodit të fundit të “The Tonight Show me Jimmy Fallon. “Mendoj se çdo grua që kalon në një divorc duhet të ketë një moment me Rihanna-n që i thotë se ajo është një “bad b*tch”.

Moderatori Fallon publikoi më pas videon dhe momentin kur këngëtarja i thotë aktores se ishte një fanse e saj.

Pasi Natalie shprehu mosbesimin, Rihanna tha: “Ti je një nga vajzat më tërheqëse në Hollywood”. Aktorja shtoi: “Ky për mua ishte një moment shumë formues në jetën time.”

Për aktoren e njohur duket se ky ishte momenti që e ndihmoi vërtet në jetë, teksa po përjetonte ndarjen nga bashkëshorti.

“Ishte pikërisht ajo që më duhej në atë moment në jetën time dhe që vërtet më shërbeu. Dhe unë i jam përgjithmonë mirënjohëse.”

Fituesja e Oscar-it finalizoi divorcin nga Millepied në shkurt të këtij viti, pas më shumë se 10 viteve bashkë.

Portman dhe koreografi francez, u takuan në xhirimet e filmit “Black Swan” në vitin 2009, ndërsa çifti u nda në maj të vitit të kaluar pas zërave për një lidhje jashtëmartesore të Millepied.  Aktorja Portman bëri kërkesë për divorc në Francë, ndërsa gjithçka u finalizua zyrtarisht në fillim të këtij viti. Natalie dhe koreografi francez kanë dy fëmijë bashkë, djalin Aleph dhe vajzën Amalia.


Shtuar 18.07.2024 12:30