Një muaj më parë, aktori Agron Llakaj, humbi shoqen e jetës, bashkëshorten e tij Kostandinën. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, Kostandina mbylli sytë përgjithmonë më 24 maj.
Sot, një muaj më vonë Agron Llakaj ka bërë një posim pikëlues ku shpreh dhimbjen e vuajtjen në mungesën e saj.
Të lidhura
None found
“Imja Kostnandina. Një muaj pa ty… Përpëlitem në vuajtje pafund dhe s’di… Kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy. Ike dhe më more kuptimin e jetës. U bërë dhimbje”, shkruan aktori krah fotos me bashkëshorten e ndjerë.

