Meritoni dhe Rikja, dy banorët e “Big Brother VIP”, të cilët kanë deklaruar që njihen që nga jashtë dhe se janë miq kanë pësuar krisje brenda shtëpisë.
Eliminimi i Ilnisës ka bërë që Meritoni të afrohet me Riken, ku siҫ shihet Meritoni po tenton të afrohet me Riken.
Teksa qëndronin në ambientin e pishinës, Meritoni i ka shprehur Rikes se është në mbështetje të saj. Ai i drejtohet Rikes duke i thënë se do t’i qëndrojë afër, sa kohë që ai do jetë Brenda asaj shtëpie.
Meritoni: “Si janë muhabetet me ata (banorët)”?
Rikja: “Lëmsh mo”.
Meritoni: “Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e harro asnjëherë”.
Rikja: “Çdo njeri shikon prapanicën e vet”.
Meritoni: “Mua më ke afër, e thash edhe atje, sa të jem në këtë shtëpi Rikes do i qëndroj afër në çdo situatë do e mbështes dhe unë këtu jam”.
Rikja: “Pas tre muajsh u kujtua Meritoni..”.
Në një bisedë me Gracianon, Meritoni i thotë atij se Rikja është vajzë e drejtë.