Vozitën në mënyrë të pakujdesshme, ndalohen 11 shoferë, 10 prej tyre pa leje drejtimi

Gjatë 24 orëve të fundit, në zona të ndryshme të territorit të Maqedonisë së Veriut, policia ka ndaluar 11 drejtues automjetesh të dyshuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm”, e parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal, njofton MPB Maqedoni.

Të lidhura

None found

Mes të ndaluarve, 10 persona drejtonin automjetet pa leje drejtimi. Bëhet fjalë për J.V. (39), E.R. (30), S.M. (39) dhe një 17-vjeçar nga Shkupi, R.M. (24) nga Manastiri, J.V. 42-vjeç dhe L.R. (64) nga Demirhisari, M.A. 18-vjeç dhe J.D. (22) nga Prilepi, si dhe J.S. (36) nga Koçani.

Policia ka ndaluar gjithashtu M.K. (40) nga Makedonski Brod, pasi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

MPB-ja bëri të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj personave në fjalë do të paraqiten kallëzime penale. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë pa kaluar testin e drejtimit, gjatë një mase ndalimi për drejtimin e automjetit apo nën efektin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş