Venera Azizi: Pas mbi 20 vitesh pritje, Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë do të hapet në vitin 2027

Pas një pritjeje që zgjati më shumë se dy dekada, nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë pritet të kenë në dispozicion një ndërtesë të re, moderne dhe dinjitoze.

Të lidhura

None found

Qeveria ka ndarë 373 milionë denarë për projektin, njoftoi zëdhënësja e saj, Venera Latifi Azizi. Sipas saj, ndërtimi ka përfunduar dhe tani po kryhen punimet përfundimtare në instalimet elektrike dhe mekanike.

Shkolla pritet të nisë funksionimin gjatë vitit 2027.

Azizi tha se që prej marrjes së mandatit, Qeveria është përqendruar te projekte konkrete, duke synuar që investimet publike të sjellin kushte më të mira për qytetarët.

Ajo e cilësoi investimin në “Sami Frashëri” si mbështetje për arsimin, të rinjtë dhe të ardhmen e Kumanovës.

“Mund të ketë pasur nga ata që e harruan Kumanovën, por ne po e vendosim sërish në vëmendjen e Qeverisë, përmes investimeve, projekteve dhe punës konkrete. Kumanova e meriton zhvillimin dhe vëmendjen e institucioneve”, u shpreh zëdhënësja Azizi.

Sipas saj, projekti është një prej investimeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për nxënësit në vend.


sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet