Transportuesit presin vendimin e BE-së deri më 1 shtator, protestat varen nga takimi në Bruksel

Transportuesit e Ballkanit Perëndimor do të presin deri më 1 shtator për qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj problemit me të cilin përballen. Nëse vendimi nuk do të jetë i pranueshëm, ata paralajmërojnë protesta dhe bllokime të pikave kufitare.

Të lidhura

None found

Ky qëndrim doli nga takimi i sotëm i grupit të punës, ku morën pjesë përfaqësues të sektorit të transportit nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Biljana Muratovska nga MAKAM TRANS deklaroi se, pas protestës së zhvilluar në janar, Bashkimi Evropian kishte premtuar plotësimin e strategjisë së vizave, por sipas saj ky zotim nuk po respektohet.

“Dhe kjo është gjëja më e çuditshme, domethënë pranojnë se jemi profesionistë, se nuk jemi migrantë, nuk jemi kriminelë, ndërsa më tej vazhdojnë të na i llogarisin ditët. Kjo është diskriminim, sepse të gjitha dokumentet, të cilat janë nënshkruar në bazë dypalëshe me Bashkimin Evropian, shkruajnë se duhet të ketë lëvizje të lirë të fuqisë punëtore, lëvizje të lirë të mallrave, ndërsa ne përballemi me pengesa”, theksoi Biljana Muratovska nga MAKAM TRANS.

Përfaqësuesi i Serbisë, Nexho Mandiq, vlerësoi se koha e qëndrimit në shtetet e zonës Shengen duhet të përllogaritet në orë dhe jo në ditë. Siç u tha, një qëndrim prej vetëm 5 minutash nuk mund të regjistrohet si një ditë e plotë.

Mandiq shtoi se disa transportues tashmë po shmangin udhëtimet dhe kalimin e kufijve, pasi druhen se mund të deportohen ose të gjobiten, përcjell Zhurnal.mk.


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetturkey girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom