Qeveria miraton propozim-ligjin për ndryshimin e rregullave të prokurimit publik

Ministria e Financave bëri të ditur se Qeveria ka miratuar Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin e Prokurimeve Publike. Ndryshimet synojnë modernizimin e sistemit, forcimin e transparencës, rritjen e konkurrencës dhe përdorimin më të efektshëm të mjeteve publike.

Të lidhura

None found

Sipas MF-së, hartimi i këtyre ndryshimeve është mbështetur në përvojën e krijuar gjatë zbatimit të deritanishëm të Ligjit të Prokurimeve Publike, në nevojën për përshtatjen e tij me rrethanat aktuale ekonomike, si dhe në prioritetet reformuese të përcaktuara në Agjendën reformuese dhe Planin e rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Një prej ndërhyrjeve kryesore lidhet me përmbushjen e detyrimeve të Agjendës reformuese. Në këtë kuadër, parashihet avancimi i mëtejshëm i Tregut elektronik të prokurimeve me vlerë të ulët, për të nxitur përdorimin e tij dhe për të shtuar konkurrencën mes operatorëve ekonomikë. Kjo masë është përfshirë në aktivitetet reformuese që duhet të realizohen gjatë vitit 2026.

Projektndryshimet parashikojnë gjithashtu që gjatë përzgjedhjes së ofertës më të favorshme të bëhet i detyrueshëm përdorimi i kriterit “raporti më i mirë ndërmjet çmimit dhe cilësisë”. Ky është një nga aktivitetet kryesore të Agjendës reformuese për vitin 2027 dhe synon që institucionet të mos orientohen automatikisht vetëm nga oferta me çmimin më të ulët, por të marrin në konsideratë edhe vlerën, cilësinë dhe arsyeshmërinë afatgjatë të saj.

Një pjesë e rëndësishme e reformës i kushtohet edhe digjitalizimit të prokurimit publik. Në të njëjtën kohë, Byrosë së Prokurimeve Publike i zgjerohen kompetencat për përdorimin e mjeteve dhe zgjidhjeve moderne digjitale. Këto instrumente do të shërbejnë për monitorim më efikas të procedurave, zbulim të risqeve dhe parandalim të keqpërdorimeve të mundshme e praktikave korruptive, bëjnë të ditur nga Ministria e Financave.

Ndryshimet krijojnë edhe bazën ligjore për ofrimin e shërbimeve në internet dhe për shkëmbimin automatik të të dhënave me institucione dhe subjekte të tjera përkatëse.

Propozimi përfshin masa edhe për rritjen e profesionalizmit të personelit që merret me prokurimet publike. Modeli aktual i ricertifikimit periodik, i cili realizohet përmes përsëritjes së provimit, zëvendësohet me një sistem të zhvillimit të vazhdueshëm profesional. Përmes këtij mekanizmi, punonjësit do të mund t’i përditësojnë në mënyrë të vazhdueshme njohuritë dhe aftësitë e tyre, në përputhje me praktikat moderne dhe standardet evropiane.

Ministria e Financave vlerëson se zgjidhjet e propozuara ligjore janë pjesë e përpjekjeve për ndërtimin e një sistemi të prokurimeve publike më efikas, transparent dhe modern, të përafruar me standardet evropiane dhe prioritetet reformuese të shtetit. Synimi përfundimtar, sipas MF-së, është sigurimi i vlerës më të madhe për mjetet publike dhe ofrimi i shërbimeve më cilësore për qytetarët.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahisjojobet