MPB: Mbi 20 mijë aplikime për leje armësh në 18 muaj, miratohen rreth 9 mijë

Numri i qytetarëve që kërkojnë të pajisen me leje për armë është rritur. Gjatë 18 muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka trajtuar mbi 20 mijë aplikime, ndërsa vetëm rreth 9 mijë prej tyre kanë marrë miratim.

Të lidhura

None found

“Gjatë 18 muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar intensivisht lidhur me kërkesat për lëshimin e lejeve për blerjen e armëve. Janë shqyrtuar rreth 20.000 kërkesa, nga të cilat mbi 9.000 janë miratuar, duke kontribuar kështu në një trajtim më efikas administrativ dhe në realizimin në kohë te të drejtave të qytetarëve”, deklaruan nga MPB.

Sipas të dhënave të ministrisë, vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar afërsisht 8 mijë kërkesa për leje të posedimit të armëve. Pjesa dërrmuese e aplikimeve lidhet me armët e gjuetisë.

“Gjatë vitit 2026, në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë paraqitur rreth 8.000 kërkesa për marrjen e lejes për posedimin e armëve. Interesi më i madh i qytetarëve është për leje për posedimin e armëve të gjuetisë. Krahasuar me vitet paraprake, është vërejtur një rritje e numrit të kërkesave të paraqitura”, shtuan nga MPB.

Ministria bën të ditur se gjatë kësaj periudhe ka intensifikuar punën për shqyrtimin e aplikimeve, me synim përshpejtimin e procedurave administrative dhe garantimin e realizimit në kohë të të drejtave të qytetarëve.


Shtuar më 17.10.2026 20:25