Vaksinimi i fëmijëve në Evropë po pëson rënie, ndërsa Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë larg pragut prej 95%, i cili shihet si i domosdoshëm për ruajtjen e imunitetit kolektiv.
Të lidhura
None found
Të dhënat e publikuara tregojnë se vetëm 62% e fëmijëve në vend kanë marrë dozën e parë të vaksinës MRP, që mbron nga fruthi, rubeola dhe shytat. Situata paraqitet problematike edhe te vaksinat e tjera: mbulimi kundër difterisë, tetanozit dhe poliomielitit arrin në 79%, ndërsa ai për HPV-në është vetëm 51%.
Dobësimi i mbulimit vaksinal është vërejtur më së shumti gjatë viteve 2019–2022, periudhë që përkon me krizën e COVID-19. Ekspertët paralajmërojnë se këto nivele të ulëta mund të cenojnë imunitetin kolektiv dhe të shtojnë mundësinë e rikthimit të sëmundjeve infektive.
Që prej vitit 2019, disa vende evropiane kanë regjistruar rënie të ndjeshme të vaksinimit. Në të kundërt, Luksemburgu dhe Portugalia vazhdojnë të kenë mbulim mbi 95% për vaksinat e përfshira në analizë.
