Në Peshkopi të Shqipërisë, sot u firmos marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe zhvillimin e kontrolleve të përbashkëta.
Dokumenti u nënshkrua nga ministrat përgjegjës, Pançe Toshkovski dhe Besfort Lamallari.
Të lidhura
None found
Përmes kësaj marrëveshjeje synohet ndërtimi i një modeli më modern, më të sigurt dhe më funksional për menaxhimin e kufirit, me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, ekonominë dhe institucionet e të dyja shteteve.
Po ashtu, pritet që kjo marrëveshje të ndikojë në lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe të mallrave, në shkurtimin e kohës së pritjes në kufi dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ky zhvillim e përmbyll shtrirjen e këtij modeli edhe me vendet fqinje që nuk janë pjesë e zonës Shengen, pasi ai tashmë është në funksion me Serbinë dhe Kosovën.
Autoritetet shprehën mirënjohje për ekipet që punuan në hartimin e marrëveshjes dhe vunë në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
