LSDM-ja akuzoi Hristijan Mickoskin se po ndjek një politikë të ngjashme me atë të Vuçiçit, duke mbrojtur zyrtarët që kanë madhëruar kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.
Të lidhura
None found
Partia në pushtet deklaroi se komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, anuloi sot vizitën e planifikuar në Serbi për shkak të glorifikimit të Mlladiqit.
“Mesazhi i Bashkimit Evropian dhe i Kos është më se i qartë. Madhërimi që shoqëron vdekjen e tij nuk përputhet me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt BE-së. Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës”, shkroi Marta Kos në X.
Sipas LSDM-së, deklarata e sotme e Bashkimit Evropian konfirmon pikërisht shqetësimet për të cilat partia kishte reaguar pas zhvillimeve në Maqedoni.
“Madhërimi i një krimineli lufte është i papajtueshëm me vlerat evropiane”, thuhet në reagimin e partisë.
Megjithatë, pas qëndrimeve dhe deklaratave të tyre në mbështetje të madhërimit të Mladiqit, Mickoski mbrojti Ivan Stoilkoviqin dhe Dalibor Kitanoviqin.
LSDM-ja thekson se nuk pati as dorëheqje, as shkarkime dhe as marrje përgjegjësie, duke vlerësuar se Mickoski zgjodhi me vetëdije t’i mbështeste ata.
“Tashmë bëhet edhe më e qartë se ku po e çon Maqedoninë kjo politikë e Mickoskit, e ndërtuar sipas recetës së Vuçiçit: izolim i qëllimshëm, largim nga BE-ja, fushatë antievropiane dhe angazhim për agjendën ruse”, përfundon njoftimi i LSDM-së.
