LSDM-ja e akuzoi Qeverinë për vonesa në reagim, rrëmujë institucionale dhe mungesë përgjegjësie gjatë menaxhimit të etheve të Nilit Perëndimor dhe krizës shëndetësore në Gostivar.
Të lidhura
None found
“Tetë viktima të ethes së Nilit Perëndimor dhe tetë javë pa një raport për ujin në Gostivar. Dy kriza shëndetësore, i njëjti model sjelljeje i qeverisë Mickoski dhe Klekovski: reagim i vonuar, kaos institucional, heshtje dhe mungesë përgjegjësie”, deklarojnë nga LSDM-ja.
Sipas partisë, prej javësh është paralajmëruar se Qeveria ka vepruar me vonesë në parandalimin e etheve të Nilit Perëndimor, në spërkatjen kundër mushkonjave, në ndërmarrjen e masave sistematike dhe në sigurimin në kohë të mbrojtjes për qytetarët.
“Numri i të sëmurëve dhe të vdekurve po rritet dhe nuk ka përgjegjësi”, shtojnë nga LSDM-ja.
Duke iu referuar edhe situatës shëndetësore në Gostivar, partia bëri të ditur se afërsisht 5.000 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa edhe pas tetë javësh publikut ende nuk i është paraqitur raporti i plotë për ujin./Telegrafi/
