Ibrahimi: Marrëveshja e Ohrit e ndali konfliktin, por shqiptarët mbetën ende pakicë

Marrëveshja e Ohrit ka pasur ndikim në disa drejtime: i dha fund konfliktit, adresoi një pjesë të pabarazisë në Maqedoni, rriti përfaqësimin e qytetarëve joshumicë, hapi rrugën për zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe nisi procesin e decentralizimit. Megjithatë, sa herë që diskutohet për të, duhet theksuar se marrëveshja, e nënshkruar më 13 gusht 2001 edhe nën presionin e përfaqësuesit politik të UÇK-së, nuk i përmbushi pothuajse fare synimet fillestare të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Sipas Ibrahimit, dokumenti e përcaktoi shtetin si pronë të kombit maqedonas, i cili konsiderohet bartës i sovranitetit, si dhe të bashkësive etnike, ose pakicave.

Ai vlerëson se shqiptarët nuk e ndryshuan statusin e tyre thelbësor dhe vijuan të mbeten pakicë. Termi “pakicë etnike”, që përdorej para vitit 2001, u zëvendësua në Marrëveshjen e Ohrit me shprehjen “bashkësi etnike”, të cilën Ibrahimi e cilëson si eufemizëm për “minoritet”.

Edhe pas marrëveshjes, gjuha shqipe mbeti gjuhë e pakicës, me përdorim të kufizuar dhe të përcaktuar në këtë mënyrë edhe nga dispozitat ligjore të miratuara më vonë.

Ndërkohë, parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nuk u shndërrua në një detyrim kushtetues e ligjor, por vazhdoi të varet nga vullneti i qeverive.


Shtuar 14.08.2026 14:28

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbet