Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se një person është gjetur i vdekur në Shkup.
Të lidhura
None found
Sipas MPB-së, SPB Shkup është informuar sot, rreth orës 09:25, se përpara një ndërtese në bulevardin “Krste Misirkov” ndodhej një person i lënduar.
Në vendngjarje mbërritën punonjës policie nga stacioni “Bit Pazar”, të cilët konstatuan se bëhej fjalë për L. H. (38) nga Shkupi. Ai kishte humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa vdekja u konfirmua nga një mjek i Shërbimit të Mjekësisë së Shpejtë.
Për rastin është vënë në dijeni prokurori publik, ndërkohë që po zhvillohet këqyrja në vendin e ngjarjes, bëri të ditur MPB-ja./Telegrafi/
