Dr. Çibishev: Ndotja e ujit të Shkupit me E. coli do të sillte mbi 50 mijë pacientë

Toksikologu dhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë pranë USHKM-së, dr. Andon Çibishev, ka reaguar në Facebook pas panikut të krijuar dje rreth sigurisë së ujit të pijshëm në Shkup. Ai deklaroi se nuk arrin të kuptojë arsyen dhe nevojën për përhapjen e dezinformatave se uji që konsumojnë shkupjanët është kontaminuar me bakterin Escherichia coli.

Të lidhura

None found

Sipas Çibishevit, personat që qëndrojnë pas pretendimeve të tilla nuk duket se e kuptojnë se çfarë pasojash do të sillte një ndotje e këtij lloji. Ai shpjegoi se Escherichia coli nuk shkakton simptoma dhe sëmundje te çdo person apo në secilin rast, por nëse vetëm 10 për qind e banorëve të Shkupit do të shfaqnin inflamacion të zorrëve, brenda një ose dy ditësh numri i pacientëve do të kalonte 50 mijë.

Mjeku paralajmëroi se një situatë e tillë do të shndërrohej në problem të madh për shtetin dhe do të mund ta çonte sistemin shëndetësor drejt kolapsit.

Në reagimin e tij, Çibishev i kërkoi MPB-së të veprojë urgjentisht për të identifikuar porositësit, hartuesit dhe përhapësit e asaj që ai e cilësoi si një gënjeshtër të neveritshme, e cila ka mbjellë frikë dhe mosbesim te qytetarët e Shkupit. Ai kërkoi që veprimi të jetë pa mëshirë dhe pa selektivitet, ndërsa postimin e mbylli me fjalët: “Zoti na ndihmoftë!”


Shtuar 13.08.2026 13:26

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomdedebet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş