BDI: Banesat sociale në Dibër u realizuan nga qeveria e mëparshme

BDI-ja ka reaguar pas shpërndarjes së çelësave të banesave sociale në Dibër, duke pretenduar se Qeveria aktuale e shoqëroi këtë aktivitet me kamera, fotografi, deklarata dhe vetëlavdërime, por nuk u tregoi qytetarëve se projekti nuk ishte i saj.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj partie, banesat sociale janë projektuar, financuar dhe nisur nga Qeveria e kaluar. BDI-ja vlerëson se rasti pasqyron mënyrën se si është qeverisur gjatë këtyre dy viteve.

“Kur gjithçka ishte përfunduar dhe gati, këta erdhën vetëm për të dorëzuar çelësat dhe për të bërë fotografi. Të tjerët hartojnë projektet, sigurojnë fondet dhe fillojnë punimet, ndërsa këta paraqiten për t’u fotografuar”, thuhet në komunikatën e BDI-së për media.

Njëkohësisht, kjo parti i drejton VLEN-it pyetjen se cili projekt është konceptuar, financuar, filluar dhe përfunduar prej tyre gjatë këtyre dy viteve.

BDI-ja kërkon që të përmendet një projekt i vetëm që nuk është trashëguar nga Qeveria e kaluar dhe ku përfaqësuesit e pushtetit nuk janë paraqitur vetëm për të prerë shiritin apo për të shpërndarë çelësat.

Duke ua uruar familjeve në Dibër banesat e reja, BDI-ja thekson se qytetarëve duhet t’u thuhet e vërteta. Sipas saj, Qeveria nuk promovoi dje një punë të vetën, por një tjetër projekt të përfunduar nga të tjerët.

“Dy vjet në pushtet, shumë fotografi dhe asnjë projekt i tyre”, përfundon reagimi i BDI-së.


Shtuar 2.08.2026 15:53

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet giriş