Khvicha Kvaratskhelia synon triumfin në garën për Topin e Artë 2026

Khvicha Kvaratskhelia vazhdon të besojë se mund ta fitojë Topin e Artë 2026, edhe pse ylli i Paris Saint-Germain nuk mori pjesë me Gjeorgjinë në Kupën e Botës.

Të lidhura

None found

“L’Equipe” raporton se sulmuesi gjeorgjian hoqi dorë nga pushimi gjatë verës dhe iu përkushtua një programi intensiv individual stërvitor, në mënyrë që sezonin e ri ta nisë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Synimi i Kvaratskhelias është të ketë një fillim spektakolar të sezonit, përpara hapjes së procesit të votimit për Topin e Artë në fillim të muajit shtator.

Ai mendon se në favor të tij mund të ndikojë fakti që disa bashkëlojtarë te PSG, mes tyre Ousmane Dembele dhe futbollistët që luajtën në Kupën e Botës, mund të kërkojnë më shumë kohë për të arritur ritmin e tyre optimal në ndeshje.

Reprezentuesi i Gjeorgjisë kërkon të ruajë pozicionin mes pretendentëve kryesorë për çmimin individual më prestigjioz të futbollit dhe të bëhet pasuesi i Dembeles si fitues i Topit të Artë.

Kvaratskhelia e mbylli sezonin 2025/26 me paraqitje të shkëlqyera dhe u zgjodh lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve, duke dëshmuar se është një prej futbollistëve më të dalluar në Evropë.


Shtuar 2.08.2026 15:52

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio