ASH kundër projektligjit për lojërat e fatit: Po legalizohet varësia dhe po dëmtohen familjet

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit për lojërat e fatit, duke vlerësuar se ky propozim, në vend se të mbrojë qytetarët, i hap rrugë industrisë së bixhozit të vazhdojë ndikimin e saj shkatërrues ndaj familjeve, të rinjve dhe fëmijëve.

Të lidhura

None found

Sipas ASH-së, industria e lojërave të fatit krijon varësi, çon familjet drejt kolapsit ekonomik, rëndon sistemin shëndetësor dhe atë të mbrojtjes sociale, ndërsa njëkohësisht shton problemet shoqërore që cenojnë stabilitetin e komuniteteve. Nga kjo parti theksojnë se statistikat dhe përvojat e familjeve në terren dëshmojnë qartë për pasojat e rënda që sjell kjo industri.

ASH vlerëson se propozimi i VLEN-it, i cili parasheh një distancë prej 500 metrash mes kazinove dhe shkollave, është i pamjaftueshëm. Sipas saj, kjo masë paraqet vetëm një fasadë që legalizon dhe i jep leje funksionimi një industrie që, siç thotë partia, vazhdon të prodhojë varësi dhe shkatërrim.

Aleanca për Shqiptarët kërkon mbylljen e plotë të veprimtarisë së lojërave të fatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e konsideruar këtë si një hap të domosdoshëm për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve.

Po ashtu, nga ASH u bëhet thirrje deputetëve që të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të familjeve të prekura, të heqin dorë nga çdo zgjidhje që legalizon bixhozin dhe të miratojnë masa të qarta e të guximshme për parandalimin e varësisë, mbështetjen e familjeve dhe forcimin e sistemeve shëndetësore dhe sociale.

“Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të luftojë kundër çdo politike që rrezikon mirëqenien e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e ASH-së.


Shtuar 1.07.2026 13:43

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş