“Testi i shkallëve”, shkencëtarët: Si të përcaktoni brenda një minute gjendjen e zemrës suaj

Studiuesit nga Spanja thonë se të jesh në gjendje të ngjitësh katër shkallë brenda një minutë është një tregues i saktë se shëndeti juaj i zemrës është mirë.

“Testi i shkallëve është një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar shëndetin e zemrës suaj. Nëse ju duhen më shumë se një minuta e gjysmë për t’u ngjitur në katër shkallë, shëndeti juaj është nënoptimal dhe do të ishte një ide e mirë të konsultoheni me një mjek”, është shprehur Dr. Jesús Peteiro, një kardiolog.

Të lidhura

None found

“Aftësia për të ngjitur shkallët mund të përdoret si një mënyrë e papërpunuar për të vlerësuar funksionin fizik të dikujt që mund të jetë parashikues i shëndetit të përgjithshëm të zemrës. Sidoqoftë, unë besoj se ky vetëvlerësim i vrazhdë nuk mund të zërë vendin e një ekzaminimi të duhur fizik dhe historikut nga një mjek dhe një test i duhur”, tha tha Dr. Renee Bullock-Palmer, një kardiologe dhe drejtoreshë e Qendrës së Zemrës së Grave në New Jersey për Healthline.

Dr. Oyere K. Onuma, një kardiologe në Yale Medicine dhe asistenet profesore e mjekësisë në Yale, tha për “Healthline” se testi i ngjitjes së shkallëve është i dobishëm por ka kufizimet e tij.

“Përparësia e madhe e kësaj metode është lehtësia e saj. Mund të bëhet pothuajse kudo me shumë pak kërkesa për sa i përket pajisjeve ose personelit. Është gjithashtu shumë më e lirë dhe më e shpejtë për t’u bërë sesa testet tradicionale të stresit dhe mund të përsëriten shumë herë për të ndjekur çdo përparim ose ndryshim në aftësinë funksionale.

Megjithatë, ana tjetër e kësaj është që testi nuk është i standardizuar, lloji i shkallëve, shpejtësia e ngjitjes së shkallëve, koha e përpjekjeve mund të ndryshojë. Kjo metodë gjithashtu kufizon ndjeshëm vlerësimin e pacientëve me lëvizshmëri të kufizuar dhe pacientëve të moshuar, të cilët mund të kenë më shumë vështirësi mekanike në ngjitjen e shkallëve, është shprehurDr. Oyere.


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş