Një studim i Queen’s University Belfast ka zbuluar se qenve u mjafton nuhatja për të kuptuar nëse një person ndodhet nën stres.
Të lidhura
None found
Në këtë hulumtim u përfshinë 36 persona dhe katër qen. Pjesëmarrësve iu morën mostra të frymëmarrjes dhe djersës, para dhe pasi përfunduan një detyrë matematikore që u shkaktonte stres, transmeton Klankosova.tv.
Nga gjithsej 720 raste, qentë arritën të përcaktonin saktë në 675 prej tyre mostrat që u përkisnin personave të stresuar. Kjo përkon me një shkallë saktësie prej rreth 94 për qind.
Studiuesit shpjegojnë se gjendja e stresit ndryshon përbërjen e substancave të avullueshme që trupi nxjerr përmes djersës dhe frymëmarrjes. Falë shqisës së tyre tepër të zhvilluar të nuhatjes, qentë janë në gjendje t’i perceptojnë këto ndryshime.
Sipas hulumtuesve, këto përfundime mund të shërbejnë gjithashtu në përgatitjen e qenve që asistojnë njerëzit me ankth ose me çrregullime të stresit post-traumatik.
