Si ndikon ngrënia e bananeve në shëndetin e trurit?

Kujdesi për trurin nis edhe nga zgjedhjet ushqimore. Ata që i kushtojnë rëndësi shëndetit kognitiv zakonisht e dinë se kufizimi i ushqimeve me shumë sheqer konsiderohet ndër zakonet më të dobishme në të ushqyer. Edhe pse një ëmbëlsirë herë pas here nuk përbën problem, konsumimi i vazhdueshëm i produkteve të tilla është lidhur me neuroinflamacionin, gjendje që mund të rrisë mundësinë për sëmundje neurodegjenerative si demenca dhe sëmundja e Parkinsonit.

Për të zëvendësuar dëshirën për të ëmbël me një mundësi më të shëndetshme, frutat shihen si alternativë e mirë. Edhe pse përmbajnë sheqer, ato nuk konsiderohen inflamatore falë pranisë së fibrave dhe antioksidantëve. Në këtë kuadër shtrohet pyetja se çfarë roli kanë bananet, një nga frutat më të përhapura në botë.

Të lidhura

None found

Ndonëse bananet nuk përfshihen në mënyrë të veçantë në dietën MIND, një regjim ushqimor i krijuar për të ulur rrezikun e demencës, dietologë të licencuar që merren me shëndetin kognitiv nënvizojnë se ato përmbajnë disa lëndë ushqyese të vlefshme për trurin, transmeton Klankosova.tv.

Fibra dhe lidhja mes zorrëve e trurit

Një nga përbërësit kryesorë është fibra. “Ndërsa e dimë që fibra ndihmon tretjen, shumë njerëz nuk e kuptojnë se është gjithashtu thelbësore për shëndetin e trurit”, thotë Laura M. Ali, një nutricioniste kulinare dhe autore e “MIND Diet for Tëo”, për Parade.

Sipas saj, zorra dhe truri komunikojnë përmes të ashtuquajturit bosht zorrë-tru. “Ky sistem komunikimi ndihmon në rregullimin e humorit, kujtesës dhe përqendrimit tonë”, thotë Ali. Ajo shton se ushqimet që i bëjnë mirë zorrëve, si bananet, kanë ndikim pozitiv edhe për trurin.

Bananet pak të papjekura vlerësohen më shumë

Dietologia e regjistruar Maggie Moon, autore e bestsellerit “The MIND Diet”, veçon bananet pak të papjekura si veçanërisht të dobishme. Sipas saj, ato janë të pasura me prebiotikë, të cilët ndihmojnë në uljen e inflamacionit në tru dhe në përmirësimin e funksionit njohës. Krahas fibrave, bananet ofrojnë edhe antioksidantë.

“Bananet përmbajnë vitaminë C dhe karotenoide, komponime që u japin atyre ngjyrën e tyre të verdhë dhe zvogëlojnë oksidimin dhe inflamacionin në tru. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat e trurit tonë nga dëmtimi. Ato veprojnë si një shtresë mbrojtëse, ngjashëm me mënyrën se si boja mbron një gardh hekuri nga ndryshku”, shpjegon Ali me gjallëri.

Roli i vitaminës B6 dhe magnezit

Mes përbërësve të tjerë të rëndësishëm që gjenden te bananet janë vitaminat B dhe magnezi. Ali thekson se vitaminat B ndihmojnë trurin me energji dhe mbështesin neurotransmetuesit, pra lajmëtarët që çojnë sinjale nga truri drejt pjesëve të tjera të trupit.

Moon shton, “Bananet janë të pasura me vitaminë B6, e cila na duhet për të prodhuar neurotransmetues që rregullojnë humorin, kujtesën dhe funksionin njohës. Në lidhje me folatin dhe vitaminën B12, ajo gjithashtu ul nivelet e aminoacidit toksik homocisteinë.” Për magnezin, Ali thotë se ai, së bashku me kaliumin, ndihmon në uljen e inflamacionit në tru.

Efekti i tyre shfaqet në afat të gjatë

Edhe pse bananet përmbajnë shumë lëndë ushqyese që mbështesin funksionimin e trurit, ngrënia e tyre e rregullt nuk pritet të sjellë menjëherë një ndryshim të dukshëm në humor apo përqendrim. Përfitimi i tyre zhvillohet gradualisht. Në plan afatgjatë, këto lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në pakësimin e inflamacionit në tru, duke ulur kështu rrezikun për demencë dhe çrregullime të tjera neurodegjenerative.

Këtë e mbështet edhe një përmbledhje shkencore e vitit 2022, e botuar në revistën Food, ku u konstatua se komponimet bioaktive të bananeve reduktonin inflamacionin në tru në disa studime të kryera te kafshët.

Një tjetër studim, i publikuar në revistën Alzheimer’s & Dementia, tregoi se prebiotikët e bananeve ulën inflamacionin e trurit te minjtë. Pikërisht për këtë arsye Moon rekomandon konsumimin e bananeve pak të papjekura. Megjithatë, të dy dietologët theksojnë se duhen studime më të gjera te njerëzit për të përcaktuar më saktë ndikimin e bananeve në tru, edhe pse rezultatet e deritanishme konsiderohen premtuese.

Një shtesë e lehtë në dietën e përditshme

“Banania nuk është ushqimi i parë që do të mendoja për shëndetin e trurit, por kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet, rregulli i përgjithshëm është ‘sa më shumë aq më mirë’”, thotë Moon, duke shtuar se përfshirja e bananeve në dietën tuaj është një veprim me rrezik të ulët.

Edhe pse bananet nuk kanë aq shumë antioksidantë sa manaferrat, të cilat konsiderohen yjet e dietës MIND, ato sërish përmbajnë disa lëndë ushqyese që luftojnë neuroinflamacionin. Për këtë arsye, shtimi i një bananeje në vaktin e mëngjesit duket si një zgjedhje e mençur dhe e thjeshtë.


meritbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetbetyapjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibombetsmovejojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaa