Lëngu i shegës është shumë i dobishëm për shëndetin tuaj. Ai ka 2-3 herë më shumë aktivitet antioksidues se vera e kuqe dhe çaji jeshil. Kjo është arsyeja pse lufton radikalet e lira dhe redukton stresin oksidativ, i cili është përgjegjës për shfaqjen e shumë sëmundjeve. Antioksidantët gjithashtu mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit kronik në trupin tuaj.
Ka veti antikancerogjene: Disa studime kanë treguar se ekstrakti i shegës mund të pengojë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit. Gjithashtu, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, shega është treguar se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit dhe mund të përshpejtojë vdekjen e tyre. Megjithatë, nevojiten kërkime të mëtejshme, sepse të gjitha studimet janë bërë mbi kafshët dhe jo për njerëzit.
Zvogëlon simptomat e artritit: Lëngu i shegës mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve. Gjithashtu mund të zvogëlojë inflamacionin që kontribuon në shkatërrimin e kërcit në nyje, që është një arsye kryesore për dhimbjen dhe ngurtësinë e ndjerë nga të sëmurët nga artriti.
Ka prova që lëngu i shegës ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mirë të zemrës duke ulur presionin sistolik të gjakut, duke ngadalësuar rritjen e pllakave në arterie dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Shega mund të jetë një ilaç natyral i mundshëm për mosfunksionimin erektil. Kjo për shkak se relakson enët e gjakut, duke rritur rrjedhjen e gjakut, duke ndihmuar kështu në trajtimin e disfunksionit erektil. Megjithatë, studimet janë ende në fillimet e tyre./albeu.com