Çfarë ndodh me ata që e kanë kaluar Covid-19: Studimet e fundit tregojnë një pikëpamje të re

Kërkimet po bëhet gjithnjë e më të qarta: Njerëzit që e kanë kaluar COVID-in, madje edhe ata që nuk e kanë kaluar rëndë, rrezikohen nga probleme të vazhdueshme shëndetësore, duke përfshirë edhe disa shumë serioze.

Pse ka rëndësi: Shumë kohë pasi shumica e amerikanëve të jenë vaksinuar, pacientët dhe sistemi shëndetësor amerikan me shumë mundësi do të mbajë barrën e miliona njerëzve që do të përpiqen të kthehen në normalitet.

Dy studime të lëshuara javën e kaluar theksuan se sa e zakonshme është për të mbijetuarit e COVID-it që të kërkojnë kujdes edhe pasi kanë kaluar muaj nga infektimi i tyre.

Një studim, i botuar në Nature, zbuloi se, nga një deri në gjashtë muaj pas infektimit, njerëzit, rastet e koronavirusit të të cilëve nuk kanë kërkuar shtrim në spital kishin një rrezik 60% më të lartë të vdekjes sesa njerëzit që nuk ishin infektuar me virusin, sipas New York Times.

Këta pacientë COVID që nuk kanë qenë shtruar në spital, gjithashtu kishin një mundësi 20% më të madhe për të pasur nevojë për kujdes mjekësor ambulator gjatë atyre gjashtë muajve pas infeksionit. Simptomat e tyre shtriheshin në të gjithë sistemin e organeve dhe gjithashtu përfshinin edhe çështje të shëndetit mendor.

Disa mund të shndërrohen në gjendje shëndetësore kronike që mund të kërkojnë trajtim gjatë gjithë jetës.

“Ne i gjetëm të gjitha”, tha për NYT Ziyad Al-Aly, shefi i shërbimit të kërkimit dhe zhvillimit në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor VA St. Louis dhe një prej autorëve të studimit.

Një studim i veçantë, i botuar të Premten nga CDC, zbuloi se 69% e të rriturve jo të shtruar në spital që e kanë kaluar COVID-in kishin bërë një ose më shumë vizita ambulatore ndërmjet 28 dhe 180 ditëve pas diagnozës së tyre. Nga këto, dy të tretat morën një diagnozë të re primare.

Këta pacientë në mënyrë disproporcionale ishin gra, njerëz me ngjyrë, dhe ishin të paktën 50 vjeç.

“Klinikët dhe sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e takimeve mjekësore në lidhje me një diagnozë të mëparshme të COVID-19 përtej sëmundjes akute”, përfundojnë autorët.

Ajo që ata po thonë: “Ne kemi qindra mijëra njerëz me një sindromë të panjohur dhe po përpiqemi të mësojmë rreth përgjigjes imune dhe si virusi e ndryshon atë përgjigje dhe si reagimi imunitar mund të përfshijë të gjitha sistemet e organeve në trup”, tha për NYT, Eleftherios Mylonakis, shefi i sëmundjeve infektive në Shkollën Mjekësore Warren Alpert të Universitetit Broën dhe spitalet Lifespan.

“Sistemi shëndetësor nuk është krijuar për t’u marrë me diçka të tillë”.

Burimi: monitor


Shtuar 29.04.2021 11:57

Tags: ,