3 arsye pse zgjoheni me gjendje ankthi në mëngjes dhe ç’mund të bëni për këtë

Jo të gjithë ndjejnë ankth kur zgjohen, por nga ana tjetër nuk është diçka që s’ndodh. Të gjithë mund të kemi arsyet tonë pse mëngjeset na gjejnë nervozë, me ndjesi të çuditshme, të shqetësuar, etj, etj, por nëse kjo gjendje përsëritet ndoshta duhet të informoheni pak.

Çfarë e shkakton gjendjen e ankthit në mëngjes?

1. Hormoni i kortizolit rritet në mëngjes

Gjendja e ankthit në mëngjes mund të shkaktohet edhe nga rritja e nivelit të këtij hormoni. Ndonëse mund të jetë diçka “totalisht normale”, kthehet në sfiduese nëse përballeni përgjithësisht me stres dhe ankth.

2. Edhe zakonet e gjumit tuaj mund të jenë një faktor.

Eshtë e rëndësishme të kujdeseni për rutinën e gjumit. Bazuar në disa studime, është provuar se njerëzit kanë shfaqur më shumë simptoma paniku gjatë mëngjeseve dhe pasditeve. Mëngjeset, veçanërisht mëngjeset e të hënës janë të predispozuara për të na ekspozuar ndaj atakeve të panikut. Kombinimi i detyrave, rikthimi në punë, lodhja, gjumi i parregullt i fundjavës, etj ndikojnë tek rritja e stresit gjatë mëngjeseve.

3. Shëndeti juaj mendor i përgjithshëm luan një rol të rëndësishëm.

Nëse vuani nga ankthi i vazhdueshëm mëngjeset dhe darkat janë pjesa më e vështirë e ditës. Endrrat e gjalla, makthet gjatë natës, stresi, etj, etj luajnë një rol të madh në ankthin e mëngjeseve. Gjumi i varfër, menaxhimi i keq i stresit dhe dieta e dobët ushqimore, e përkeqësojnë gjendjen.

A mund të bëjmë diçka për ta minimizuar?

1. Merrni frymë thellë dhe përqëndrohuni aty.

2. Bëni xhiro ose aktivitet në natyrë.

3. Flini çdo natë në të njëjtën orë.

4. 30 minuta para gjumit mos u ekspozoni para asnjë ekrani.

5. Gjithë mendimet negative çlirojini në një bllok.

6. Meditoni

7. Mbani një jastëk të sheshtë kur flini gjumë.


Shtuar 8.10.2021 09:58