Recetë ekonomike për ata që nuk kanë kohë për të gatuar

Kur të ktheheni nga puna, mund ta përgatisni këtë drekë shpejt dhe me lehtësi.

Përbërësit:

– 400 g makarona;
– 1.5 litra ujë;
– kripë;
– 1 lugë gjelle vaj.

Për salcë:

– 2 lugë vaj;
– 1 lugë gjalpë;
– 2 lugë pure domatesh;
– kripë, piper, spec djegës, borzilok
– 4 vezë
– majdanoz
– 1 dc jogurt (sipas dëshirës).

Përgatitja:

Zieni makaronat. Ndërkohë, shtoni gjalpin ose vajin në tigan; pastaj purenë domatesh; erëza dhe vezë të plota.

Kur të jetë skuqur, shtoni makaronat dhe përzieni të gjitha.

Shtoni majdanoz dhe kos, sipas dëshirës.

Shijojeni./albeu.com

Shtuar 23.06.2022 21:29