Për 20 minuta është gati: Kek i ftohtë me fruta

350 gr çokollatë e zezë
3 lugë qumësht
150 gr biskota me gjalpë
120 gr gjalpë i ftohtë nga frigoriferi
120 gr sheqer pluhur
1 bustinë vanilje

Mjedra, boronica ose fruta të freskëta sipas dëshirës

1.Tretim çokollatën bashkë me qumështin në një tenxhere të vogël në nxehtësi mesatare duke e përzier vazhdimisht me lugë druri.

2.E heqim nga zjarri dhe pas 5-6 minutash shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe gjalpin në copa të vogla, duke i përzier me shpejtësi me lugë druri.

3.Copëtojmë biskotat në thërrime dhe i shtojmë te tasi ku kemi çokollatën.

4.Në tavën me letër furre ose plastmasë kuzhine hedhim gjysmën e kremit, fruta dhe përsëri krem.

5.E mbulojmë me plastmasë kuzhine që të mos marrë erërat e frigoriferit.

6.E lëmë të ftohet për një natë në frigorifer.

7.E nxjerrim nga frigoriferi 10 minuta para se ta shërbejmë.


Shtuar 19.01.2022 20:03

Tags: ,