Pjesë e llojit ombrelifere, finoku është një perime aromatike ashtu si të tjerat e kësaj specieje. Finokët, janë të pasur me shumë benefite përveçse shumë të shijshëm, krokantë dhe të volitshëm në kuzhinë, sidomos farat e tyre.
Kur flitet për finokët dhe vetitë e tyre, është e nevojshme të nisim nga baza që do të thotë se është një perime pa shumë kalori, i përshtatshëm për dietat dobësuese dhe detoksin. Është një perime plot vitamina, kripër minerale dhe vajra esenciale me veti terapeutike.
Të lidhura
None found
Finoku ka veti diuretike dhe tretëse sepse parandalon proceset e fermentimeve intestinale. Kjo është arsyeja pse është një ide e mirë ta ktheni në një ritual ditor pirjen e çajit me finok pas çdo vakti, sidomos pas vakteve të rënda.
Finoku ka fuqi ekuilibruese ne shendetin femeror. Është një perime e mirë për organizmin femëror në përgjithësi.
Për të shfrytëzuar sa më mirë vetitë e tij, rekomandohet ta hani të gjallë, në sallata ose thjesht të përtypni një copë finok. Zierja i largon vlerat dhe aromën e mirë. Megjithatë, në supat kremoze dimëore është shumë i preferuar.
Një nga recetat më të njohura me këtë perime, është ajo e sallatës me portokall dhe e shoqëruar me ullinj të zinj
