Nga nesër e deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes për automjetet e rënda mbi 15 ton gjatë fundjavave dhe në periudhat me temperatura shumë të larta.
Të lidhura
None found
Kjo masë synon të përmirësojë qarkullimin, sidomos në drejtim të qendrave turistike, si edhe të rrisë mbrojtjen e përdoruesve të rrugës në kushte të temperaturave të larta.
Sipas planifikimit, kufizimet në trafik do të zbatohen të premteve pasdite, si edhe të shtunave dhe të dielave, me synim uljen e ngarkesës në qarkullim dhe forcimin e sigurisë rrugore gjatë sezonit veror.
Po ashtu, në rast të valëve të të nxehtit, ndalimi mund të vendoset edhe gjatë ditëve të javës, nga e hëna deri të enjten, në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 17:00.
Kjo ndalesë nuk do të vlejë për automjetet që transportojnë ushqime, naftë, kafshë, ndihmë humanitare dhe ngarkesa të tjera thelbësore.

