Për lëkurë të bukur e pa celulit, bëni kujdes me këto ushqime

Celuliti është kryefjala e shumë trajtimeve estetike të stinës së verës, ndonëse beteja e vërtetë me këtë problem fillon që në kuzhinë dhe në ushqimet që konsumojmë.

Ushqimet e gatshme

Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit. Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripë. Këtu përfshihen: patatinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produktet e përpunuara të mishit e të tjerë.

Kripa

Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore. Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës. Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumin e kripës dhe mos ta teprojmë me të.

Disa trajtime natyrale për eliminimin e celulitit që mund t’i bëni në shtëpi

Konsumoni shumë ujë

Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji. Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup. Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, rreth 2 litra ujë në ditë.

Ujë me limon

Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrirjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar ujë më limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjës apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Vitaminat

Konsumoni shumë mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve. Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.