Paralajmërimi i ekspertes: Sëmundja e rëndë që rrezikoni nga pozicioni i keq kur kryeni nevojat personale

Kanceri i zorrëve, një formë e zakonshme e kancerit kolorektal, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në vendet perëndimore. Faktorët e rrezikut janë të shumtë, por pasiviteti fizik dhe pesha e tepërt besohet se janë dy shkaktarët kryesorë të sëmundjes. Sipas ekspertëve, qëndrimi në mënyrë të gabuar gjatë kryerjes së nevojave personale mund të rrisë gjithashtu rrezikun për kancerin e zorrëve.

Express.Uk shkruan se një numër i madh studimesh epidemiologjike tregojnë për kapsllëkun kronik si një faktor rreziku kryesor për kancerin e zorrëve. 63 për qind e rasteve të kancerit të zorrëve janë të përqendruara në vendet perëndimore.

Sipas ekspertëve një ndër shkaqet mund të jetë se perëndimorët ulen plotësisht në tualet, me minuta të zgjatura për të kryer nevojat, ndërsa në vendet në zhvillim, është shumë më e zakonshme të rrish pa u ulur tamam, në formë ‘squats’ dhe për më pak kohë.

Të ulesh plotësisht sjell më shumë gjasa [për kapsllëk sesa të rrish në formë ‘squat’. ‘Squat’ është një pozicion i natyrshëm për kryerjen e nevojave dhe është më i përshtatshmi.Së pari, sepse lejon gravitetin të bëjë pjesën më të madhe të punës. Kur uleni, pesha natyrale e bustit tuaj rëndon mbi WC, që do të thotë se trupi ka më pak nevojë për tendosje.