Më 23 nëntor 2021, një variant i ri i Koronavirusit, u identifikua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Mjekët afrikanë të Botsvana-s, vendi ku edhe u shfaq për herë të parë, e konsideruan të rrezikshëm për shkak të numrit të lartë të mutacioneve, plot 30 të tilla në proteinën “spike”, dhe rezistencës së lartë ndaj sistemit imunitar. Sipas tyre simptomat e Omicron, janë të ndryshme nga variantet e mëparshme.
Së fundmi, një grup shkencëtarësh britanikë kanë studiuar shenjat e zakonshme të tij, të cilat përfshijnë dhimbje të fortë fyti, një kollë të thatë të vazhdueshme, lodhje ekstreme, dhimbje muskulore dhe djersitje. Madje sipas tyre, mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis COVID-19 dhe ftohjes së zakonshme pa testim PCR.
Dhimbja e kokës
Sipas shkencëtarëve dhimbja e kokës për shkak të COVID, shfaqet në të dy anët e saj dhe jo në një zonë, mund të zgjasë më shumë se tre ditë dhe ka tendencë të jetë rezistente ndaj qetësuesve të zakonshëm.
Rrjedhje hundësh
Rrjedhja e hundëve është simptoma e dytë më e zakonshme e raportuar pas dhimbjeve të kokës, me gati 60% të atyre që rezultuan pozitivë me Omicron.
Dhimbje fyti
Shumë njerëz me Covid ankohen se kanë dhimbje të fytit që i ngjajnë atyre kur jeni thjesht të ftohur. Dhimbja e fytit e lidhur me Covid ka tendencë të jetë e fortë dhe nuk zgjat më shumë se pesë ditë, kështu që një dhimbje shumë e fortë e fytit që zgjat më shumë mund të jetë diçka tjetër.
Humbja e nuhatjes
Ky mbetet treguesi më i fortë i infeksionit Covid, pavarësisht nga mosha, gjinia apo ashpërsia e sëmundjes tek një person. Ndërsa të sëmurët mund të mos e humbin plotësisht shqisën e nuhatjes, ajo mund të ndryshojë dhe ata mund të mos jenë në gjendje të nuhasin gjërat me një aromë të fortë. Mund të ndikohet edhe shqisa e shijes.