Dyshohet se një 25-vjeçar u zhduk në Batllavë, ishte me familjen në varkë

Autoritetet kanë nisur kërkimet në liqenin e Batllavës, pasi dyshohet se një person është zhdukur në ujë.

Sipas burimeve mediatike, personi në fjalë është rreth 25-vjeçar dhe në momentin e ngjarjes ndodhej në varkë bashkë me gruan dhe fëmijët e tij.

Të lidhura

None found

Të njëjtat burime thonë se fillimisht bashkëshortja kishte menduar që ai po notonte, por më vonë e ka kuptuar se ai kishte hasur në vështirësi gjatë notimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 13:00 ka marrë informacionin se ai kishte hyrë në ujë dhe më pas nuk ishte parë më duke dalë.

Deri tani, ekipet e FSK-së dhe ato të kërkim-shpëtimit të Policisë së Kosovës ende nuk kanë arritur ta gjejnë, ndërsa sipas burimeve mediatike kanë kaluar rreth 4 orë nga zhdukja e tij.

Në operacionin për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës do të përfshihet edhe Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Shtuar 30.06.2026 16:19

Meritkingcasibombetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasbetparkcasibomcratosroyalbetperabetmatbetmatbetmeritkingKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişmarsbahisholiganbetBetpasjojobetjojobetcasibomimajbetcasibombetciojojobet girişcasibomJojobet