Pavarësisht nëse nuk duroni dot ajrin e kondicionuar ose nëse jeni duke u përpjekur të kurseni para, ka mënyra për t’u ndjerë rehat pa ftohje artificiale.
Duke qenë se trupi nuk duhet të jetë shumë i nxehtë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë trurin dhe organet e tjera duhet të kujdesemi për temperaturën e ambientit ku qëndrojmë.
Këtu janë disa mënyra si mund të qëndroni të freskuar pa ajër të kondicionuar:
1.Qëndroni të hidratuar. Hidratimi i vetes është hapi i parë dhe kryesor për t’u freskuar.
2.Bëni një dush të ftohtë. Një dush i ftohtë ndihmon në ftohjen e trupit tuaj.
3.Mbyllni perdet ose ulni grilat. Gjithashtu mund të vendosni perde për për të zvogëluar rritjen e temperaturës gjatë ditës.
4.Gatuani në mëngjes ose jashtë. Nxehtësia e furrës mund të përhapet në të gjithë shtëpinë tuaj.