Ndjeni një aromë të fortë në trupin tuaj, ndryshe nga e zakonshmja? Ja nga çfarë mund të vijë

Aromat e pakëndshme të trupit ju bëjnë të ndiheni në siklet ndonjëherë. Të dhënat sugjerojnë se rreth 90% e amerikanëve dhe 92% e adoleshentëve përdorin antidjersë ose deodorantë për të hequr erën natyrale të trupit. Megjithatë, një erë e papritur në trupin tonë duhet gjithmonë të merret seriozisht, pasi kjo mund të jetë një shenjë e një problemi shëndetësor. Ja çfarë kuptimi kanë erërat e ndryshme të trupit dhe çfarë mund të thonë.

Disa njerëz kanë flokë që mbajnë aromë jo të këndshme. Ekspertët e quajnë këtë si “sindromën e flokëve me erë të keq”. Çfarë e shkakton? E pra, ekspertët ende nuk e dinë. Teoritë janë nga bakteret dhe kërpudhat, ndërsa disa sugjerojnë se është shkaktuar nga një çekuilibër i hormoneve. Të gjithë kemi ditët tona të këqija kur është e vështirë për të fshehur erën që del nga sqetullat tona. Normalisht kjo vjen nga gjëndrat që prodhojnë djersë të cilat, në shumicën e rasteve, nuk kanë erë të keqe.

Por pastaj ne gjithashtu kemi dhe ato që quhen gjëndrat apokrine të pranishme kryesisht në sqetull, dhe në zonën rreth gjirit. Këto gjëndra lirojnë djersën në përgjigje të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë ankthin dhe stresin emocional. Pra, tani e dini pse djersa juaj mban erë të keqe kur jeni nervoz apo i tensionuar. Urina kurrë nuk vjen erë e mirë, por shkaku i erës së saj mund të jetë normale ose jo. Normalisht, urina duhet të ketë një aromë shumë delikate, të amoniakut ose mund të jetë pa erë. Por nëse procesi i urinimit shoqërohet me dhimbje dhe ndjesi djegieje, planifikoni një takim te gjinekologu.

Ju mund të jeni duke vuajtur nga një infeksion i traktit urinar. Ka shumë gjëra që mund të ndikojnë në mënyrën e erës që vijnë pjesët tuaja intime. Edhe pse shumica e erërave janë krejtësisht normale, ka disa që patjetër ja vlen të shqetësoheni. Kjo mund të tregojë një infeksion seksualisht të transmetueshme.


Shtuar 6.11.2022 10:57