Mundi kancerin, përlotet gazetarja e njohur: Kalvari i ndryshimit fizik, të tremb

Rezarta Reçi në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, rrëfeu momentet kritike nga jeta e saj, kur zbuloi se vuante nga kanceri i gjirit. Ajo tregoi se nuk e trembte fakti i diagnostikimit, por gjithe rruga e trajtimit.

“Unë jam pak rast i rrallë, jo se nuk jam trembur. Trembja lidhej jo me diagnostifikimin po me trajtimin, kalvari I ndryshimit… duhet të përballesh me një vete tënden të re nga ajo sasi ilacesh që merr trupi ndaj luftës së kancerit”.

Gjatë rrëfimit të saj ajo tregoi se ai që e ka mbështetur më së shumti në këto momente është bashkëshorti i saj. Por, a u tremb ai gjatë sfidës së vështirë që të dy po përballeshin?

“Ai habitet kur unë i them faleminderit. Unë vazhdoj t’ia them pafundësisht fjalën faleminderit sepse më çudisin këto gjestet e vogla, nuk ka lule, nuk di të blejë lule. Por ama një shërbim dhe përkushtim… ai më thotë “pse më thua mua faleminderit dhe pse çuditesh për përkushtimin tim””.

Duke e bërë rastin e saj publik kanë qenë të shumta zonjat që i kanë shkruar.

“Më kanë shkruar, madje sot kam hapur me vonesë një mesazh në Instagram dhe një njeri i shqetësuar më pyeste të lutem më trego mënyrën tënde të të ushqyerjes. Por unë po jap si formulë kujdesi dhe dashuria ndaj atij personi që I ndodh kjo gjë është arma më e mirë, përveç trajtimit mjekësor”.

Ajo apelon që zonjat  të mos kenë turp apo frikë por të mjekohen në kohë.   Gjatë Rubrikës “1 jetë, 5 këngë” një nga këngët që kishte Rezarta ishte “Kënga e Nënës” e cila ishte e preferuara e nënës së saj. Momemt që përloti gazetaren, duke rrëfyer që njerëzit vlerësohen dhe ia tregon dashurinë sa janë në këtë jetë dhe jo pasi kanë ndërruar jetën.


Shtuar 8.10.2021 18:14